Inteligjenca Artificiale jo vetëm në S24, ja cilat modele do ta marrin

Gjiganti korean ka konfirmuar për Android Authority, se shumë nga veçoritë e Inteligjencës Artificiale të prezantuara në serinë Galaxy S24, do të vijnë edhe në telefonat e vjetër.
“Këto veçori do të mbështeten gjithashtu në modelet e mëparshme, duke përfshirë serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold 5 dhe Flip 5, dhe në serinë Galaxy Tab S9 në gjysmën e parë të 2024”, tha Samsung.
Deklarata e kompanisë konfirmon dy gjëra: së pari, ne tani e dimë se Galaxy AI nuk do të mbetet ekskluzive për linjën Galaxy S24, por do të jetë i disponueshëm edhe në pajisje të tjera.
Së dyti, Samsung ka konfirmuar se pajisjet e lartpërmendura janë të parat që marrin përditësimin One UI 6.1 në gjysmën e parë të këtij viti.
E vetmja gjë që nuk e dimë ende është se cilat veçori të Galaxy AI do t’i përshtaten këtyre modeleve.
/Shqip.com