Ekonomi

Instituti GAP: Buxheti i vitit 2023 ka një rritje prej 464 milionë euro nga viti paraprak

Instituti GAP ka bërë analizimin e ndarjeve buxhetore për vitin 2023 duke krahasuar me ato të vitit 2022.

Në bazë të të gjeturave nga ky institute, thuhet se ka një rritje prej 464 milionë euro nga buxheti i vitit paraprak.

Me këtë ndarje buxhetore parashihen edhe 1.435 vende të reja pune në sektorin publik.

“Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022. Gjetjet kryesore janë: 3.2 miliardë euro shpenzime, një rritje prej 464 milionë euro krahasuar me vitin 2022; 75 milionë euro më shumë për paga dhe mëditje më 2023, prej të cilave 65.1 milionë euro si kontigjencë për të mbuluar koston e një ligji të ri për pagat; 1,435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit, etj”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP.

Buxheti i ndarë për investime kapitale parasheh vetëm 25 për qind për projekte të reja të planifikuara sepse pjesa tjetër shihet si vazhdimësi e projekteve.

“Nga 810.7 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.4 milionë euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.3 milionë euro (25%) janë planifikuar për projekte të reja kapitale”.

Krahas kësaj, 52për qind e investimet për komuna nga niveli qendror parashihen për ato komuna të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek tri komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë. 75 milionë euro si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë”.

Tutje, Instituti GAP njoftoi se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, por sërsih mbetët nën mesataren e Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti i vitit 2023 nuk i përmbushë as normat e inflacionit në Kosovë.

/Shqip.com