Kadastra s Lorena Goxhobellit është një turp i madh. Drejtori i Elbasanit dorëhiqet 3 orë pasi u emërua
Publikuar:
(09.10.2026 18:57:46)
Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tri orë pas emërimit.
Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.
Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen pak orë pas emërimit të Kazhelit.
Deri në emërimin në krye të Kadastrës së Elbasanit, Kazheli drejtonte atë të Fierit. Kjo e fundit është përfshirë në skandale për tjetërsim pronash.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij.
/Shqip.com