Teknologji

Instagram mund të shfaqë më shumë reklama

Meta ka njoftuar se përdoruesve të rrjetit social Instagram, mund të ju shfaqen më shumë reklama.

Me këto ndryshime, reklamuesit tani do të jenë në gjendje të shohin reklama në faqen kryesore të “Explore”.

Reklamat do të shfaqen në skedën “Explore” të aplikacionit dhe në thelb do të jenë të dukshme si postime të sponsorizuara.

Meta tashmë është përballur me një sërë reagimesh për këtë që ofron Instagrami në ditët e sotme. Ankesat variojnë nga zhgënjimi për numrin e postimeve të “sugjeruara” në prurje, “reels” dhe numrin i reklamave në aplikacion.

“Historikisht, Instagram kishte vendosur vetëm reklama në Explore brenda “Explore”  –  domethënë, kur një person prek një postim dhe lëviz. Por tani, ajo po zgjerohet në vetë faqen kryesore të “Explore”, pasi thotë se i sheh përdoruesit që kalojnë kohë domethënëse atje”, tha Instagram.

Pavarësisht ankesave për reklama Meta nuk ka bërë ndonjë përmirësim.

/Shqip.com