Sport Ndërkombëtar

Iniesta tregon dëshirën e tij

Andres Iniesta e ka pranuar se dëshiron të rikthehet te Barcelona pasi që të pensionohet nga futbolli aktiv.

Iniesta zbuloi se ka dëshirë të rikthehet te ish-klubi i tij, Barcelona, ku u bë njëri nga mesfushorët më të mirë të botës, por në një rol të trajnerit pasi që t’i jep fund karrierës së tij si futbollit.

Iniesta refuzoi të rikthehet te Barcelona si futbollist.

“Nuk është se nuk dua, do të isha tejet i gëzuar, por momenti ka kaluar. Do të ishte e pamundur të garojë me lojtarët që janë tani aty. Do të dëshiroja të rikthehem te Barcelona. Do të dëshiroja të mësoja dhe të punoj në një rol të trajnerit ose të drejtorit sportiv. Do të doja të stërvit në fusha të ndryshme dhe pastaj mbetet të shihet”, u shpreh Iniesta.

Ai u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar skuadrës japoneze, Vissel Kobe në vitin 2018, pas një periudhe të suksesshme 16 vjeçare në “Camp Nou”, ku e ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë ndër trofetë e tjerë të shumtë.

/Shqip.com