Sport Ndërkombëtar

Iniesta nis një aventurë të re

Pas përfundimit të aventurës 5-vjeçare, në Japoni, te skuadra e Vissel Kobe, “legjenda” spanjolle e futbollit, Andres Iniesta ka nisur një etapë të re në karrierën e tij profesioniste, teksa paraditen e kësaj të marte ka nënshkruar me skuadrën e tij të re.

Veterani 39-vjeçar, i cili ka fituar gjithçka me katalanasit e Barcelonës dhe Kombëtaren spanjolle ka nënshkruar me skuadrën që merr pjesë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Emirates Club.

Iniesta firmosi me klubin e tij të ri, një kontratë 1-vjeçare dhe klubi e njoftoi me shumë bujë nënshkrimin e spanjollit, i cili pritet të luajë futboll deri në 40-tat e tij, për të vendosur më pas nëse do të vazhdojë apo jo futbollin e luajtur.

/Shqip.com