Lajme Botë

Inflacioni në Turqi rritet në mbi 36 për qind

Recep Tayyip Erdogan.

Inflacioni në Turqi në dhjetor është rritur dhe ka arritur në mbi 36 për qind – ritmi më i shpejtë në 19 vjet, transmeton Shqip.com.

Kështu kanë bërë të ditur të dhënat e Institutit Turk të Statistikave, duke njoftuar se lira turke është zhvlerësuar për 50 për qind, raporton Reuters.

Sipas të dhënave, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 13.58 për qind në dhjetor, krahasuar me vitin paraprak.

Ndërkaq, rritja vjetore në çmimet ushqimore ka arritur në 43.8 për qind, teksa shkalla e inflacionit këtë vit ka qenë më e larta nga shtatori i vitit 2002.

Në Turqi është rritur inflacioni ndërkohë që lira turke është zhvlerësuar në nivele rekorde pasi që Banka Qendrore e shtetit nën presion të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, i ka ulur normat e interesit për pesë për qind në shtator.

Ky dobësim i lirës ka bërë që të shtrenjtohen importet, nafta dhe produktet e përditshme më të shtrenjta./SHQIP.com