Infermierët shprehin pakënaqësi me vendimin e Qeverisë për shtesat

Infermierët nuk janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë që punonjësve shëndetësorë të ju ndahen shtesa prej 60 euro.
Disa prej tyre kanë drejtuar letra publike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, njëra nga këta punonjës është edhe Rija Hashani.
Hashani që është infermiere e Kujdesit Intensiv i ka shkruar Kurtit se “ka dy vite që se ka përqafuar vajzën e saj”.
“Më në fund kësaj frike i erdhi fundi dhe që të dyja rezultuan pozitive, besa të tre sepse edhe bashkëshorti u infektua. Tashmë tamam si familje po e bëjmë jetën se që dy vjet me frikë e ankthe duke u largu…”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Po ashtu edhe Personeli shëndetësor i Klinikës Infektive, ka shprehur pakënaqësi me këtë vendim të ekzekutivit.
Situata me COVID-19 është përkeqësuar javëve të fundit.
18 vdekje dhe 2 mijë e 295 raste ishte bilanci njëzetekatër orësh. /Shqip.com