Lajme

Infektologu Sylejmani: Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.

Ai ka deklaruar se “gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë”.

Përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë.

Sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me pandeminë.

“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë infektologu Sylejmani.

Lexo edhe:
Mbi 26 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ndryshe, sipas raportit të SHSKUK-së të datës 31 gusht, në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar një mijë e 259 pacientë, prej të cilëve një mijë e 61 janë me COVID-19. Prej tyre një mijë e 60 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 60 të tjerë janë në kujdesin intensiv./SHQIP.com