Lajme

ShSKUK: Mbi 1 mijë e 259 pacientë janë duke marrë trajtim për COVID-19

Pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar një mijë e 259 pacientë, prej të cilëve një mijë e 61 janë me COVID-19, njofton Shqip.com.

Përmes një komunikate, ShSKUK, ka njoftuar se një mijë e 60 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 60 të tjerë janë në kujdesin intensiv.

Kurse, vetëm në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, prej të cilëve 361 janë pozitivë me COVID-19.

“Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi. Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme: – Klinika Infektive, 113 pacientë – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë, -Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë, – Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë, – Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë, – Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë, – Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 822 pacientë, nga të cilët, 700 janë pozitivë me COVID-19, kurse 671 në oksigjeno-terapi.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën janë regjistruar 20 vdekje dhe 932 raste të reja me COVID-19./Shqip.com