Sport Ndërkombëtar

Infantino reagon pas dhunës në ndeshjen Feyenoord – Ajax ku një futbollist e pësoi keq

Profimedia
Profimedia

Gjysmëfinalja e Kupës së Holandës mes Feyenoord dhe Ajaksit u ndërpre për thuajse 30 minuta pasi Davi Klaassen pësoi një dëmtim në kokë kur u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna e tifozëve.

Ish-mesfushori i Everton ishte duke festuar pranë flamurit të këndores pasi kishte çuar Ajaksin në avantazh në fillim të pjesës së dytë kur u godit

“Nuk ka vend për dhunë në futboll”, tha presidenti i FIFA, Gianni Infantino, me rastin e ndërprerjes së ndeshjes Feyenoord-Ajax.

Klaassen 30-vjeçar u zëvendësua pak pas nisjes së lojës duke bërë me shenjë se kishte marrje mendsh.

/Shqip.com