Lajme Botë

India i jep fund kërkimit për të mbijetuar pas aksidentit tragjik

Autoritetet indiane të shtunën përfunduan një kërkim intensiv për të mbijetuarit, pas aksidentit tragjik me tren, i cili la të paktën 280 persona të vdekur.

Operacionet e shpëtimit u “përfunduan” të shtunën pasdite, tha Ministria e Hekurudhave të Indisë në Twitter.

Përplasja përfshiu trena me shpejtësi të lartë që u përplasën “kokë më kokë”, tha drejtori i zjarrfikësve dhe shërbimeve të urgjencës në Odisha, Sudhanshu Sarangi, duke e quajtur atë “një tragjedi të madhe”.

“Psikologjikisht, ne nuk ishim të përgatitur për të parë kaq shumë trupa të vdekur”, tha Sarangi, i cili ishte duke mbikëqyrur operacionin e shpëtimit. Më shumë se 300 punëtorë shpëtimi u përfshinë në kërkim, “por atëherë, ndërsa mbrëmja po përparonte, ne nuk kishim vërtet shpresë për të gjetur të mbijetuar,” tha ai.

Ky është një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në historinë e Indisë.

/Shqip.com