Lajme Ballkan

Incidenti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kryetari thërret koordinim urgjent

Arbër Ademi nga BDI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, këtë pasdite thirri koordinim urgjent në të cilin ishin të ftuar të gjithë koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend.

Ftesës ju përgjigjën koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe deputetja e Alternativës, Safija Sadiki Shaini.

Edhe pse ishin të ftuar, përfaqësuesit e partive opozitare VMRO DPMNE dhe nga Aleanca për Shqiptarët nuk morën pjesë.

Kryetari i Kuvendit e thirri koordinimin pasi që anëtarët e VMRO DPMNE-së opozitare, pas plotë dy orëve me vërejtje procedurale e kundërshtuan votimin e rendit ditor të Komisionit të Çështjeve Evropiane.

Në koordinim u mor përfundimi se Rregullorja e Kuvendit i jep të gjitha mundësitë për punën e Kuvendit, dhe nuk lejon dhunë në asnjë formë, raporton Almakos.

Në koordinim po ashtu u përfundua edhe ajo se qytetarët vetë do vlerësojnë nga incizimet që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale se kush e shkaktoi incidentin në Komisionin e Çështjeve Evropiane.

As në vendet e Bashkimit Evropian nuk lejohet dhunë mbi kryesuesin me mbledhjen e trupit punues të Kuvendit.

Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij./Shqip.com

Lexo edhe:
Incident në Kuvend e Maqedonisë së Veriut, kryetari i komisionit hedh sende në drejtim të deputetëve