Sport Ndërkombëtar

Incident i rëndë në futbollin francez

Një incident shumë serioz ka ndodhur në futbollin francez. Ndeshja Bordeaux – Rodez, vendimtare për ngjitjen në Ligue 1, u ndërpre në pjesën e dytë për shkak të një sulmi të ultrasve vendas kundër lojtarit mysafir, Lucas Buades, autor i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të.

Bordeaux nuk do të kishte shanse për t’u ngjitur me humbjen, nga ana tjetër, Rodez luftonte për të qëndruar në kategori.

Siç raportojnë “BeIn Sports France” dhe “RMC Sport”, një tifoz i Bordeaux e ka shtyrë sulmuesin Lucas Buades, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë për shumë minuta, duke e detyruar gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen. Gjithçka ka ndodhur teksa lojtari i Rodezit po festonte golin e tij pas portës së skuadrës vendëse.

Tifozi arriti të kalonte forcat e sigurisë dhe shtyu Lucas Buades. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e personelit mjekësor dhe sipas “Prime Video”, Buades është dërguar në spital. “BeIn Sports France” raporton se sulmuesi ka pësuar goditje në tru.

/Shqip.com