Importet e energjisë për muajt e dimrit do t’i kushtojnë Kosovës 316 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencën e mbajtur gjatë ditës së sotme ka folur edhe për kostot e energjisë që do të importohet gjatë muajve të dimrit.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për 722 mijë megavat/orë për të kaluar dimrin. Nëse e llogarisim çmimin për 1 megavat/orë, që për momentin kushton rreth 500 euro, atëherë do të duhen 316 milionë euro për të përmbushur nevojat e muajve të dimrit.
Ministrja Rizvanolli ka thënë se shifrat janë marramendëse, si pasojë janë të paparashikueshme sepse varen shumë nga konsumi dhe çmimi i importit.
Viti 2022 ka qenë i vështirë për sektorin e energjisë sepse jo vetëm në Kosovë, por edhe gjithë Evropën është rritur shumë çmimi i energjisë elektrike.
Kjo ka krijuar një situatë të rë dhe që ka ndikuar që shumë shtete të krijojnë politika të veçanta rreth mënyrës së ngrohjes në muajt e dimrit./Shqip.com
/Shqip.com