Lajme

Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë: Do të përfitojnë rreth 10 mijë familje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të enjten ka prezantuar masat për subvencionimin e efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Sipas Rizvanollit, nga këto masa do të përfitojnë rreth 10 mijë familje, e thekson se do të kursehen rreth 12 milionë euro.

“Nga sot kemi hapur thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë dru, peletë, briketë që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2 500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435”.

Rizvanolli shtoi se qytetarët do të mund të aplikojnë online në platformën eKosova.

Gjithashtu ajo tha se me këto masa synohet të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen.

/Shqip.com