Immobile i dhuron fitoren Lazios

Lazio ka shënuar fitore ndaj Bolognas – me rezultat 2-1.
Vendasit – e nisën takimin në mënyrë jo të mirë – sepse pas gjashtë minutave, portieri, Luís Maximiano u ndëshkua me karton të kuq.
Mysafirët e shfrytëzuan epërsinë numerike në fushën e gjelbër dhe shënuan me anë të Marko Arnautovic – në minutën e 38-të.
Por, ky gëzim nuk zgjati shumë.
Në minutat shtesë të pjesës të parë, Adama Soumaoro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë – duke e lënë edhe Bolognan me dhjetë futbollistë.
Gjërat u vërshtirsuan edhe më shumë për mysafirët kur – Lorenzo De Silvestri shënoi gol në portën e gabuar dhe rezultati u barazua.
Teksa, 11-të minuta para fundit të ndeshjes – Ciro Immobile e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.
Festa shpërtheu në “Stadio Olimpico”.
Kjo fitore është një hap i mirë për Lazion – në këtë fillim të kampionatit.
Synim i skuadrës së udhëhequr nga Maurizio Sarri – mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve./Shqip.com