Ekonomi

Imeri: Rreth 40 ankesa vetëm të enjten për rritje të çmimeve, bizneset mund të dënohen me 10 për qind të fitimit

Ilustrim

Vetëm gjatë ditës se enjtes 40 ankesa janë dërguar në adresë të Autoritetit të Konkurrencës.

Drejtori i Përgjithshëm këtij institucioni , Sakip Imeri për SHQIP.com ka thënë pjesa më e madhe ka qenë për rritjen e çmimit të vajit.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur rreth 40 ankesa kryesisht për vaj. Ne i kemi trajtuar këto ankesa dhe një pjesë të tillë i kemi përcjellë. Ankesa ka pasur edhe për çmimin e derivateve”.

Ai tha se në momentin që shkelet Ligji i Konkurrencës dhe konstatohet biznesi dënohet deri më 10 për qind të fitimit.

“Në momentin që konstatohet që ka shkelje të Ligjit të Konkurrencës, atëherë mundet me u marrë vendimi ndëshkues deri në 10 për qind të qarkullimit që ka pasur në bazë të shkeljes që ka bërë dhe konstatimi vjen nga komisioni”.

Lexo edhe:
Konfirmon Ministria e Tregtisë: Marketet i fshehën produktet nëpër depo, rritën çmimet

Tutje, ai tha se ankesa për çmimi ka pasur që nga muaji nëntor dhe ky autoritet është duke i monitoruar tregjet.

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se operatorët ekonomik që merren me shitjen e produkteve kanë manipuluar me çmime, duke i fshehur produktet nëpër depo dhe duke shkaktuar panik tek qytetarët./SHQIP.com