Lajme

IKSHPK: “Omicron” vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe me shtim të rasteve fatale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se varianti “Omicron” i Coronavirusit po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK bëri të ditur se virusi “është kudo”, andaj është bërë thirrje për respektim të rekomandimeve themelore si bartja e maskës dhe distancës.

Lexo edhe:
Tre mijë e 628 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

Tutje, Instituti “paralajmëroi” se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditëve në vazhdim.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”.

Ndryshe, sipas të dhënave nga IKSHPK, në 24 orët e fundit nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./SHQIP.com