Lajme

IKSHPK del me një apel për qytetarët: Na ndihmoni që të ju ndihmojmë

Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Punblike në Kosovë.

Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve për të marrë vaksinën anti-Covid’19.

Nga IKSHPK kanë bërë të ditur se situata me Coronavirus është ende e rënduar, virusi është kudo dhe nuk duhet neglizhuar rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

IKSHPK gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës duke thënë “na ndihmoni që të ju ndihmojmë”.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet tutje në njoftim.

Nga ky instituti kanë bërë të ditur se Omicron është tejet ngjitës duke thënë se duhet të mbahen maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Shqip.com