Lajme

177 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 177 raste pozitive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 13 pacientë, teksa numri i rasteve aktive është 486.

Tabela e publikuar nga MSH-ja

Ndërsa, të vaksinuar brenda 24 orëshit janë 70 persona, ku me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 426 njerëz, me dozën e dytë 823 mijë e 716, ndërsa me dozën përforcuese 103 mijë e 203 njerëz.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë javën që shkoi ka bërë obligative që maskat të mbahen në ambiente të brendshme./Shqip.com