Lajme

Ikballe Huduti lirohet nga akuzat për terrorizëm

E akuzuara për nxitje të veprave terroriste, Ikballe Huduti

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar të mërkurën nga akuzat Ikballe Berisha-Hudutin, e cila po akuzohej për shtytje të veprave terroriste në Kosovë, transmeton Shqip.com.

Departamenti Special i kësaj gjykate me vendim unanim të trupit gjykues, e liroi Berisha-Hudutin nga kjo akuzë, pasi nuk gjeti prova se e njëjta ka kryer vepër penale të shtytjes për kryerjen e veprave terroriste, me çka e kishte ngarkuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, raporton REL.

Policia e Kosovës e kishte ndaluar Hudutin më 8 janar 2020, pasi që në rrjete sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane.

Ajo kishte shkruar në llogarinë e saj në Facebook lidhur me vrasjen e Soleimanit se ‘hakmarrja është e obligueshme’. /Shqip.com