Lajme

IHMK: Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në mesditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri gjatë orëve të mesditës së sotme.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut kanë filluar nga datë 18/11/2022, duke përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviç), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë).

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meterologjike.

Vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha kanë shkaktuar dëme dhe vështirësi në qarkullim për shumë komuna të vendit.

/Shqip.com