Sport Ndërkombëtar

Icardi e harron Wanda Naran, “kapet” me aktoren turke të telenovelave

Ylli i Galatasarayt, Mauro Icardi duket se është larguar përfundimisht nga Wanda Nara dhe thuhet se është në lidhje me një aktore të famshme turke.

Gazeta spanjolle “Marca” raporton se sulmuesi argjentinas përflitet të jetë në një lidhje të fshehtë me aktoren e telenovelave, Devrim Ozkan, shkruan Shqip.com.

Që prej janarit të këtij viti, ajo shoqërohej me mesfushorin nga Uruguai, Lukas Torreira, por nuk kishte asgjë të konfirmuar mes tyre, duke lënë të kuptohet që janë vetëm shok.

Por, detaji në foton e fundit ku Icardi ndodhet së bashku me Torreirën dhe Ozkan, bëjnë të mendohet se mes Icardit dhe bukuroshes ka diçka më shumë.

Të dy ia kanë hedhur krahun mesfushorit uruguaian, teksa shikohen që duart e tyre janë të kapura.

Marrëdhënia me “batica dhe zbatica” e ish-sulmuesit të Interit me modelen Nara së fundmi mori fund pas nëntë vitesh martesë.

Një divorc ka nisur me dokumente të raportuara, me Icardin që e akuzon atë për lidhje toksike.

Ndryshe, Devrim është një yll televiziv në vendlindjen e saj e njohur për rolet e saj në telenovela ‘Vuslat’ dhe ‘Gelsin Hayat Bildigi Gibi’.

Ndërkohë, edhe Wanda po largohet nga Icardi pasi u pa duke u puthur me reperin 22-vjeçar L-Gante.

/Shqip.com