Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic thumbon gjithë Italinë gjatë festës së kampionit

Zlatan Ibrahimovic gjatë festës

Festa e rossonerëve nuk ka të ndalur.

AC Milan u shpall kampion i Italisë të dielën, pasi e vulosi me fitore 0:3 ndaj Sassuolos – titullin e shumëkërkuar.

Lojtarët e AC Milan duke festuar me trofeun e Serie A

Pas ndeshjes, në dhomat e zhvashjes ishte Zlatan Ibrahimovic që tha diçka epike.

Suedezi shtatlartë heshti për një moment të gjithë bashkëlojtarët, dha tha:

“Sepse nuk është Milano që i përket Ac Milan-it… është Italia që i përket Ac Milan-it”, tha Ibra duke ndezur festën e gjithë të pranishmëve.

Përndryshe, ky trofe i njohur ndyshe si ‘Scudetto’, erdhi në duart e kuqezive pas plot 11-të vitesh pritje.

Madje, interesant e bën fakti që Milan nuk ishte më i miri sa i përket individëve në skuadër.

Ata arritën të dalin triumfues me përkushtim, seriozitet dhe pasion. /Shqip.com