Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic nuk është i gatshëm ndaj Juventusit

Sulmuesi suedez do e humbë ndeshjen ndaj Juventusit

AC Milan do të jetë pa Zlatan Ibrahimovic edhe në kryendeshjen e së dielës në Serie A që rosonerët e luajnë në udhëtim te Juventusi.

Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i rosonerëve, Stefano Pioli në konferecën e mbajtur për shtyp, një ditë para kësaj ndeshje, shkruan Shqip.com.

“Ibrahimovic nuk është më mirë krahasuar se si ka qenë para ndeshjes me Liverpoolin, kështu që s’do të jetë për sfidën me Juventusin, s’do të jetë as Giroud”, u shpreh Pioli në konferencë për media. Ibra dëshiron të jetë superman, por s’mundet” ka thënë trajneri i kuqezinjëve ndër të tjera.

Ai po ashtu shtoi se edhe Olivier Giroud nuk do të jetë i gatshëm ndaj “zonjës së vjetër”.

Sulmuesi suedez është duke pasur probleme me lëndime që nga sezona e kaluar dhe ka humbur shumë ndeshje të rëndësishme.

Ai u rikthye në fushën e gjelbër javën e kaluar në ndeshjen kundër Lazios ku shënoi gol, por ka ndjerë dhimbje përsëri në këmbë dhe  kështu do të i mungojë Milanit për një kohë të pacaktuar.

Shtatëgjati nuk u paraqit as në rithimin e italianëve në Ligën e Kampionëve pas shtatë viteve mungesë./Shqip.com