Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic e vazhdon kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic e ka vazhduar kontratën me Milanin edhe për një vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Zlatan Ibrahimović sapo ka nënshkruar kontratën e re zyrtare me AC Milan deri në qershor të vitit 2023. Ai do të luajë edhe për një sezon ashtu siç pritej.

Deklarata e klubit do të konfirmojë marrëveshjen së shpejti”, ka shkruar Romano.

Shtatgjati ka pasur probleme të shumta me lëndime edhe në sezonin e kaluar, por dha disa shkëndija kur u paraqit në fushën e gjelbër.

Ai zhvilloi 23 ndeshje, teksa shënoi tetë gola dhe asistoi tre herë.

Në total – që kur është rikthyer në “San Siro” – ai ka zhvilluar 60 ndeshje në elitën e futbollit italian – dhe ka shënuar 33 gola. /Shqip.com