Rozë

Ia zuri vendin e opinionistes, Balina ka dy fjalë për Zhaklin Lekatarin

Balina Bodinaku ka qenë opinioniste në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Albania.

Edhe pse është pritur që të jetë edhe këtë vit, ajo është zëvendësuar me Zhaklin Lekatari.

Balina në një intervistë  tha se Zhaku i ka shkruajtur dhe i ka thënë se shpreson ta zëvendësojë denjësisht.

“Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”.

Teksa u pyet mes BBV 1 apo BBV 2, Balina preferoi të zgjidhte sezonin e kaluar.

“Jam shumë e afeksionuar me shtëpinë e parë. Ka qenë shumë agresiv ky edicion, ndoshta ka ndikuar se kanë qenë akoma të freskët nga “Big Brother” i parë. Më duket loja pak më e centralizuar dhe agresive tani, ndryshe nga vjet”.

/Shqip.com