Lajme

I theu këmbën policit për shkak të gjobës për parkimin e gabuar, autori del para gjykatës

Polici në Shqipëri

Një person është dal sot para trupit gjykues në Tiranë, pasi që ka kundëruar policinë, Zeqir Musai dhe e ka plagosur rënd.

I dyshuari është arrestuar me 21 prill pasi që ia kishte thyer këmbët policitë në detyrën e tij zyrtare.

Krejt kjo kishte ardhur pasi që zyrtari policor ishte duke i shqiptuar një gjobë Ermal Mucollit, sepse kishte bërë parkim të gabuar.

I dyshuari në ato momente kishte dal nga lokali i nervozuar dhe kishte kërkuar llogari nga polici me ç’rast e kishte shtyrë dhe më pas edhe goditur., raporton Top Channel.

Polici duket i shtirë për tokë nga kamera e sigurisë së një biznesni dhe i njëjti shihet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori ishte larguar, por nuk kaloi shumë dhe u arrestua nga Policia e Shtetit.

Prokurori i çështjes këmbënguli në gjykatë se veprimet e qytetarit nga Kombinati janë të rënda dhe rrezikuan jetën e efektivit i cili përfundoi në spital me gjymtyrë të thyer./Shqip.com