Sport Shqiptar

 I shënoi Moldavisë në “Air Albania”, lojtari “kuqezi” kërkohet nga Bologna 

Bologna është duke punuar për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, mes emrave që po ndiqen me vëmendje për t’u bashkuar ekipit të trajnerit Thiago Motta është edhe ai i mesfushorit të kombëtares shqiptare, që shënoi në ndeshjen kualifikuese EURO2024 ndaj Moldavisë këtë të shtunë që u mbyll me rezultatin 2-0, Nedim Bajrami, shkruan Superport.

Së fundmi Bajrami ka qenë në formë huazimi nga Empoli te Sassuolo, ndërsa tashmë mund të bëjë një ndryshim fanelle, por të vazhdojë qëndrimin në Seria A.

/Shqip.com