Lajme

I plagosuri në Gjilan dërgohet në QKUK – flasin nga spitali

Spitali rajonal i Gjilanit

Personi që mbet i plagosur të hënën mbrëma në lagjen Arbëria në Gjilan, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti është plagosur me dy plumba në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, në një prononcim për Shqip.com.

Lexo edhe:
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjilan

Përveç të plagosurit, nga të shtënat me armë ka mbetur edhe një person i vdekur.

Ky i fundit sipas Eminit, kur është dërguar në Spitalin e Gjilanit ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

“Një person ka ardhur pa shenja jete, vdekje me plagë nga armë zjarri, plagët kanë qenë në pjesën e majtë të gjoksit. Ndërkaq, i plagosuri ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijeve, regjioni limbol”.

“I plagosuri është dërguar për në Prishtinë. Është në gjendje të rëndë por me parametra stabile”, ka thënë Emini./SHQIP.com

Numër i lartë i pacientëve me COVID-19 e mungesë e barnave në Spitalin e  Gjilanit
Arsim Emini, drejtor i Spitalit të Gjilanit