Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjilan
Publikuar:
(08.11.2021 22:23:46)

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së hënës, në lagjen Arbëria në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
“Ka qenë një incident, dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër është plagosur”, tha Azemi.
Sipas tij, viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes e as nëse ka persona të arrestuar./SHQIP.com