Lajme

I plagosur edhe një 16 vjeçar sirian, policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Vërmicë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një person që është gjetur i vdekur gjatë ditës së shtune në Vërmicë të Prizrenit.

PK ka njoftuar se sipas dyshimeve të para ky rast lidhen me rastin e një nate më parë, ku është në orë e para të së shtunës, fillimisht është gjetur i plagosur një shtetas Sirian, po ashtu në fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Lexo edhe:
Gjendet i vdekur një person në Prizren, dyshohet se është shtetas i huaj

“Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vërmicës, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjet ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit kanë gjetur një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishek, një telefon dhe disa gëzhoja.

Arma e gjetur në vendin e ngjarjes

Ndërsa një natë më parë, Policia e Kosovës, kishte informuar se rreth orës 00:42, një shtetas Sirian është gjetur i shtrirë para derës së shtëpisë së tij.

“Më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, i njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet tutje në njoftim.

PK ka bërë të ditur se ky rast vazhdon të mbetet nën hetime./Shqip.com