Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prizren, dyshohet se është shtetas i huaj

Ilustrim.

Është gjetur i vdekur një person, afër xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj.

“Është gjetur një trup i pa jetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili dyshohet te jetë shtetas i huaji”, ka thënë ai.

Ilustrim

Gashi ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:22.

Ai gjithashtu ka deklaruar se të gjitha njësitet relevante janë ne vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e Policisë se Republikës se Shqipërisë./Shqip.com