Lajme

I mituri sulmon fizikisht konduktorin e autobusit pasi nuk e la të hynte brenda pa maskë

Sulm fizik në autobus lokal në Prishtinë

Një person i mitur është arrestuar gjatë mbrëmjes të së shtunës në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar një konduktor të autobusit, njofton Shqip.com.

Siç raporton Policia në raportin 24-orësh, viktima e këtij rasti kishte kërkuar nga i dyshuari që të vendos maskën për të hyrë në autobus, teksa ky i fundit e ka sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 28.08.2021-21:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka deklaruar se deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë. /Shqip.com