Rozë Ndërkombëtar

E kritikuan për trupin, reagon Ariana Grande

Ariana Grande, së fundmi është komentuar shumë për trupin e saj dhe është kritikuar.

Ndërsa, ajo ka bërë një reagim duke kërkuar nga ndjekësit që të jenë më të kujdesshëm në mënyrën se si ata komentojnë.

“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim,” tha ajo. “Unë isha duke marrë ilaqet kundër depresionit dhe duke u ushqyer keq dhe në momentin më të ulët të jetës sime, kur dukesha ashtu si ju e konsideroni të shëndetshëm, por në fakt kjo nuk ishte e shëndetshme për mua”, u shpreh ajo.

Si një person, trupit të të cilit “i kushtohet kaq shumë vëmendje”, ajo u bëri thirrje fansave të mos komentojnë paraqitjet e njerëzve të tjerë, duke u kujtuar atyre se ka mënyra për t’i komplimentuar njerëzit që nuk kanë të bëjnë me pamjen e tyre dhe që duken “të shëndetshëm”.

“Mendoj se mund të jemi, mendoj se duhet të jemi më të butë dhe më pak rehat të komentojmë mbi trupat e njerëzve, pavarësisht se çfarë. Nëse mendoni se po thoni diçka të mirë ose me qëllim të mirë, çfarëdo qoftë ajo, e shëndetshme, e pashëndetshme, e madhe, e vogël, kjo, ajo – ne duhet të punojmë vërtet që të mos e bëjmë atë aq shumë”.

/Shqip.com