Lajme Botë

I jepet lamtumira e fundit gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh

Gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh është varrosur sot ku është bërë një ceremoni zyrtare.

Trupi i sa u mbulua me një flamur palestinian.

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gazetarja u vrit teksa po mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Al Jazeera raporton se ajo u qëllua në fytyrë nga një plumb i vetëm i gjuajtur nga forcat e armatosura izraelite dhe po ashtu një gazetar tjetër Ali al-Samoudi, u plagos në shpinë./Shqip.com