Lajme

I hyjnë në shtëpi dhe e sulmojnë me shufër metalike, kushëriri i viktimës raporton në polici

Shufër metalike

Një person është sulmuar me shufër metalike në shtëpinë e tij nga dy persona të dyshuar që kanë hyrë me forcë brenda, gjatë pasdites së djeshme në Ferizaj, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Policisë, ku thuhet se për rastin në polici ka raportuar kushëriri i viktimës, derisa njoftohet se pas sulmit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

“Ferizaj, 24.10.2021 – 16:54. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e kushëririt të tij, me ç’ rast i njëjti është sulmuar me shufër metalike nga të dyshuari, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Shqip.com