Sport Ndërkombëtar

I “harruar” në bankën rezervë

Eden Hazard

Real Madrid i pagoi 100 milionë euro për shërbimet e tij – në vitin 2018.

Asokohe konsiderohej si një nga futbollistët më të mirë në botë dhe madrilienët ia besuan numrin shtatë në fanelë.

Por, periudha e Eden Hazard në Real Madrid – është larg nga pritshmëritë që bota e futbollit kishte.

Lëndimet e shumta – kanë bërë që 31 vjeçari humbasë shumë ndeshje dhe të mos jetë në gjendje t’i tregojë vlerat e tij.

Real Madrid Transfers: How Eden Hazard feels about a Chelsea reunion
Eden Hazard

Por, tashmë Hazard nuk është i lënduar – dhe ndeshjet po i shikon nga stoli.

Goal.com ka mësuar se Hazard është konfuz dhe i frustruar nga mospërfshirja e tij nga planet e Ancelottit pasi ai beson se betejat me dëmtime – i ka lënë prapa krahëve.

Teksa, sipas të njëjtin medium, një burim i afërt me futbollistin ka thënë se “ai me të vërtetë donte të luante lojën kundër Barcelonës. Ai është i trishtuar. Ai kurrë nuk ka qenë aq në formë sa është sot në të gjithë karrierën e tij”.

Real Madrid Transfers: Arsenal have 'real' interest in Eden Hazard
Eden Hazard

Në vend të tij, trajneri italian, Carlo Ancelotti po e preferon Vinicius Junior, i cili po kalon në formë jetësore (14 gola dhe 6 asitime në La Liga).

Eden është paraqitur 20 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon, teksa nuk ka shënuar asnjë gol.

Report: Chelsea only prepared to pay Real Madrid £34m for Eden Hazard  return - Sports Illustrated Chelsea FC News, Analysis and More
Eden Hazard

Kapiteni i kombëatres belge – ka kontratë me “mbretërit” deri në vitin 2024.

Kurse, vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 16 milionë euro. /Shqip.com