Art Jetese

I fërkoni këmbët me sodë buke, rezultati do t’ju befasojë

Soda e bukës është e njohur si për efektet e saj pastruese ashtu edhe për përdorimin e saj në gatim. Duke qenë se është e aksesueshme për të gjithë dhe e lehtë për t’u përdorur, soda ofron mundësi të pafundme për të zgjidhur problemet e përditshme të jetës, pa pasur nevojë të përdorni produkte të ngarkuara me kimikate.

Këto janë disa nga përdorimet e panjohura të sodës:

Lehtëson pickimin e bletës

Soda e bukës është vërtet e dobishme në rast se ju kafshon një grenzë ose bletë. Vetitë alkaline të sodës së bukës luftojnë acidin formik në plagë dhe ndihmojnë në largimin e helmit. Për rezultate më të mira, pasi të jetë hequr thumbi, aplikoni një përzierje me sodë buke dhe ujë mbi zonën e prekur.

Ndihmon në djersitje

Një përzierje e sodës së bukës dhe ujit mund të ndalojë aromat e padëshiruara dhe djersën. Kjo përzierje do të ruajë thatësinë e sqetullave, ashtu siç bën deodoranti, thjesht pa kimikate.

Ka veti qetësuese për këmbët

3 lugë sodë buke dhe ujë është një përzierje e shkëlqyer për relaksuar këmbët tuaja. Për rezultate më të mira, masazhoni këmbët derisa janë në përzierje. Një tjetër mundësi është të vendosni sodë buke në banjën tuaj në mënyrë që i gjithë trupi juaj të relaksohet dhe të mbushet me energji.

Ftoh djegiet

Nëse keni djegie nga dielli, përzierja e mëposhtme do t’ju japë lehtësim të vërtetë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni një filxhan sodë buke në një banjë të vakët. Në vend që të fshiheni me një peshqir, është më mirë të thaheni në ajër. Në këtë mënyrë rezultatet e trajtimit do të jenë më të forta.

Lehtëson urthin dhe stomakun

Mund të lehtësoni urthin ose thartirën në stomak me ndihmën e një gote ujë të ftohtë të përzier me 2 lugë çaji sodë buke. Megjithatë, nëse po mendoni ta përfshini këtë metodë në rutinën tuaj të përditshme, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj./Shqip.com