Lajme

I dërguari i Gjermanisë: Kosova e din se duhet të diskutohet për Asociacionin

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazi ka thënë se Kosova e din që duhet të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë u ra dakord më 2013 në marrëveshjen e Brukselit dhe unë mendoj se është e qartë për Prishtinën se ky diskutim duhet të bëhet”, tha Sarrazi për Tanjug.

Ndërsa, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Sarrazi tha se situata është e tensionuar.

Një ditë para udhëtimit të Bislimit, Lajçak takohet me të dërguarin gjerman – SHQIP.com

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Sarrazi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçak njoftoi se me Sarrazin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet dhe veprimet që duhet merren lidhur me ngjarjet në Ballkanin Perëndimor.

/Shqip.com