Rozë

I dënuar me 2 vite burg, akuzat që rëndojnë mbi Liam Osmanin

Banori më i ri i Big Brother VIP Albania 3, Liam Osmani, i cili hyri mbrëmë në shtëpinë më të famshme është arrestuar nga Policia.

Blutë sqarojnë se Osmani, ishte dënuar në vitin 2019 me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

Ai ka blerë një sasi biletash turistike nga një agjenci, me destinacion Gjermaninë dhe nuk i ka paguar.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo edhe:
Tronditet Big Brother VIP, banori arrestohet nga policia brenda shtëpisë

/Shqip.com