Lajme

Hyseni: Kurti e Osmani me shkurtëpamësi po e dorëzojnë në pjatë veriun

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka shkruar se sot ka filluar një manovër e rrezikshme politike nga Vuçiq.

Kurse lidhur me veprimet e mëhershme të qeverisë, anëtari i LDK-së, thekson se janë politika fëmirore të Kurtit e Osmani.

“Zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët me kryeneqësi rrënuan çdo gjë që me aq mund ishte arritur në integrimin e veriut në sitemin e Kosovës që nga viti 2013.

Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kerkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë”, ka theksuar Hyseni përmes rrjetit Facebook.

Ndërsa vendimi i serbëve për tu larguar nga institucionet shihet si ndarje e politikës nda strukturat e rendit dhe ligjit.

“Në veri sot me diktat politik, përmes Listës Serbe ka filluar një diversion i hapur i Vuqiqit ndaj insititucioneve të rendit dhe ligjit në vendin tonë. Pra ka një linjë të qartë që e ndanë politikën nga strukturat e rendit dhe ligjit. Me diktat puro politik policët, prokurorët, gjykatësit dhe duket të gjithë shërbyesit civil serbë sot kanë dhënë dorëheqje nga këto pozitat e tyre. Kjo është shumë serioze dhe shkon larg përtej një fiskulture politike siç është tërheqja nga postet politike”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, kryeministri Kurti, po e refuzon çdo koordinim me aletatët ndërkombëtarë, e kjo shihet si e rrezikshme për faktin se po bëhet dorëzimi i veriut të Kosovës në pjatën e Serbisë.


/Shqip.com