Lajme

Hyseni: Kosova po përballet me një pandemi të re – paaftësinë e Qeverisë Kurti

Ish-kandidati i LDK-së për Komunën e Podujevës, Ekrem Hyseni

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për sistemin shëndetësor.

Hyseni është shprehur se janë 120 profesionistë shëndetësor të cilët janë larguar nga Kosova.

“Janë 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lënë vendin dhe 40 specializantë. Mbi 1000 profesionistë kjo ministri i la pa kontrata. I kemi vetëm 48 anesteziologë në krejt QKUK-në dhe lista e pritjes do të zgjatet nëse vazhdon ikja e këtyre profesionistëve”, është shprehur Hyseni.

Më tutje Hyseni është shprehur se pandemia e paaftësisë qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore.

““Pandemia e paaftësisë qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, derisa investimet e parapara janë realizuar vetëm 5 për qind”, tha Hyseni, në një konferencë për medie.

Mungesa e barnave është një problem i zakonshëm dhe shumë prej ilaçeve detyrohen t’i blejnë pacientë, ka shtuar më tutje Hyseni.

Lexo edhe:
PSD me aksion, ia shtron tepihun e kuq ministrit Rifat Latifit në QKUK

Katër ditë më parë, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, meqë rast i ka shtruar një tepihë të kuq Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifit.

PSD-ja ka thënë se ndoshta përmes këtij tepihu e bindin ministrin të ja fillojë punës, sepse deri më tani nuk ka bërë asgjë./Shqip.com