Hyseni: Ajo që e pranoi Kurti në Ohër mund të jetë më shumë se Asociacioni
Publikuar:
(30.03.2023 21:12:56)

Ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës dhe kryediplomati, Skender Hyseni, ka thënë se nuk ka më asnjë dyshim se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të zbatohet.
Ai thotë se vetëmenaxhimi është vetëm lojë fjalësh.
“Nuk e di çfarë çoroditje është kjo. Asociacioni do të zbatohet pasi është marrëveshje ndërkombëtare”, është shprehur Hyseni.
Hyseni shtoi se ai frikësohet se do të ketë më shumë se sa Asociacion, sipas asaj që ka lexuar në marrëveshje.
“Ia kam frikën se ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacioni”, tha ai në T7.
/Shqip.com