Lajme

Pezullohet greva, mësimi fillon të hënen

Shkolla

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me grevën në procesin mësimorë.

Atdhe Hykolli nga BSPK-ja ka bërë të ditur se greva nuk ishte individuale.

“Greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt individual, është e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës” ka thënë Hykolli

Atdhe Hykolli

Ndërsa Rrahman Jasharaj nga SBAHK-u është shprehur se greva u organizua për shkak të mos përfilljes nga ana e Qeverisë.

“Greva është mbajtur për ditë të tëra, Qeveria na ofendoi, ata që na fyen e na linçuan e kanë vetëm për vetën e tyre, anëtarësia vendosi që greva të pezullohet” ka thënë Jashari në fjalën e tij

Ai ka kërkuar që Qeveria ta mbajë fjalën që Ligji i Pagave të jetë funksional sa më shpejtë që është e mundur.

“Uroj që qeveria të nxjerrë mësime nga kjo grevë dhe të ketë qasje tjetër për sindikatat dhe dialogun, e të mos kritikoj situatë të tilla siç ishte kjo.Pas votimit nga mësimdhënësit, si këshill grevistë i BSPK dhe SBAShK-ut, ne jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka thënë Jasharaj

Rrahman Jashari

Greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023./Shqip.com