Sport Shqiptar

Humbja në gjysmëfinale lë Bajokun me të bronztë

Shpejtim Bajoku

Edhe pse nuk arriti të marrë të artën, boksieri tregoi karakter në këto Lojëra Mesdhetare.

Shpejtim Bajoku luftoi sonte në ring kundër algjerianit, Jahia Abdelli, nga i cili u mposht.

Meçi u zhvillua në kuadër të gjysmëfinales së kategorisë 63 kilogramë, të Lojërave Mesdhetare ‘Oran 2022’.

(Foto: KOK) Pamje nga meçi

Boksieri dardan arriti të fitonte rundin e parë, por dy rundet në vijim i takuan atij vendas sipas gjyqtarëve.

Pavarësisht humbjes, Shpejtimi rrëbmeu medaljen e bronztë mbrëmë, e cila njëkohësisht ishte edhe e para për Federatën e Boksit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Këtë çmim, ai do ta pranojë në ditët në vijim.

(Foto: KOK) Pamje nga meçi

Nga ana tjetër, Kosova ka grumbulluar deri më tani pesë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe kjo e sontmja e bronztë në boks.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje. /Shqip.com