Humbja – fjalë e panjohur për Napolin

Përderisa, Juventusi është zhytur në krizë, Interi dhe Roma po “luftojnë” për vendin e tretë, në anën tjetër, Napoli po “marshon” i qetë drejtë Scudetos.
Skuadra e udhëhequr nga Luciano Spallteti kanë fituar sonte në udhëtim ndaj Salernitana, me rezultat minimal 0-1, shkruan Shqip.com.
Kjo ishte fitorja e dhjetë, në 11-të ndeshje të zhvilluara, ndërsa ende nuk janë njoftuar me humbje.
Ani pse në letër pritej të ishte një ndeshje e lehtë për napoletanët, në fushën e gjelbër nuk doli të jetë ashtu.
Pjesa e parë në këtë takim nuk solli asnjë gol, përkundër se mundësitë nuk munguan.
Ndërsa, kur u shënua një orë lojë, ishte Zielinski që e dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve dhe i dhuroi gëzimin skuadrës së tij.
Prej minutës së 70-të, Salernitana ishte me një futbollist më pak në fushë, pasi Kasantos u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërsa, vetëm tre minuta më pas, me karton të kuq u ndëshkua edhe Koulibaly dhe të dyja skuadrat mbetën me nga dhjetë futbollistë në lojë.
Me këtë trepikësh, Napoli gjendet në kuotën e 31 pikëve, tre më shumë se Milani që është në vendin e dytë.
Kurse, Salernitna, ka vetëm shtatë pikë – pas 11 ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e 19-të, pozitë kjo që dërgon një kategori më poshtë./Shqip.com