Art Jetese

Humbja e shikimit mund të trajtohet me një pilulë të re vaj peshku

Një suplement i vajit të peshkut mund të jetë çelësi për trajtimin e një prej shkaktarëve kryesorë në botë të verbërisë, sugjeron një studim.

Studiuesit kanë krijuar një formë të re të acidit yndyror omega-3 që është në gjendje të kalojë në retinën e syrit për të shmangur humbjen e shikimit që lidhet me Alzheimerin, diabetin dhe sëmundje të tjera.

Në një studim mbi minjtë, suplementi ishte në gjendje që fillimisht të përthithej nga zorrët në qarkullimin e gjakut dhe më pas të kalonte nga qarkullimi i gjakut në retinë. Kjo parandaloi degjenerimin makular të lidhur me moshën (AMD).

Minjtë që u ushqyen me llojin e ri të suplementit treguan gati 100 për qind përmirësim pas gjashtë muajsh.

Versioni i prodhuar në laborator i omega-3 i njohur si acidi docosahexaenoic (DHA) ishte në gjendje të përthithej nga zorrët në qarkullimin e gjakut dhe më pas të kalonte nga qarkullimi i gjakut në retinë, ndryshe nga lloji që përbën suplementet e zakonshme të vajit të peshkut.

Ndërsa omega-3 vijnë në formë suplementi, ato gjenden gjithashtu natyrshëm në shumë ushqime, duke përfshirë salmon dhe peshq të tjerë, perime me gjethe, bukë gruri dhe arra.

/Shqip.com