Lajme

Hoxhaj dhe Abdixhiku urojnë Hovenier-in me rastin e ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

Ish-ministri i Ministrisë së Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë uruar ambasadorin amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, me rastin e ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se kishte kënaqësinë që ishte pjesë e organizimit në nder të ditës së Pavarësisë nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

“Urime dita e Pavarësisë së partnerit të përjetshëm, ShBA-së, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, Ambasador Jeff Hovenier. Për nderë të 4 Korrikut, përvjetorit të Pavarësisë së ShBA-së, pata kënaqësinë dhe nderin të isha sot në shënimin e kësaj date historike të demokracisë dhe madhështisë amerikane”, shkroi Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Kurse, Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ardhmja e Kosovës, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krah, është e ndritshme dhe e begatshme.

“Me zonjën dhe zotëriun Hovenier, ambasadorin e shtetit që feston ditëlindjen e 246-të. E ardhmja e Kosovës, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krah, është e ndritshme dhe e begatshme.Zoti e bekoftë miqësinë tonë.”, shkroi Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Në këtë organizim nga Ambasada Amerikane të pranishëm ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shënojnë 264 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Britanike./Shqip.com